Thirrje për Shprehje Interesi: Shërbime

Balkan Green Foundation (BGF) në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian, është duke zbatuar projektin ‘Empower - Engage - Bild Ownership’.

Projekti ka për qëllim fuqizimin e sektorit të shoqërisë civile në Kosovë që të përmbushë rolin e saj në mjedisin demokratik duke vepruar si ndërmjetësues i pavarur, duke monitoruar institucionet publike, duke rritur përgjegjshmërinë dhe transparencën në zhvillimin e politikave dhe proceset e vendimmarrjes në fushën e: mbrojtjes së mjedisit, promovimit të energjisë e gjelbër dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Përmes kësaj thirrje për shprehje interesi, BGF dhe INDEP ftojnë individë apo kompani të cilët ofrojnë shërbimet e listuara më poshtë të aplikojnë:

1. Pajisje dhe Furnizime të Teknologjisë Informative

2. Trajnime mbi (1) Çështjet e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe (2) Qeverisja e Brendshme e OShC-ve dhe Menaxhim të Projekteve 

3. Organizimii sesioneve informative

4. Përkthime

5. Dizajn dhe printim

Të interesuarit për të aplikuar për cilindo nga këto shërbime mund të shkarkojnë dokumentacionin nga faqja zyrtare e Balkan Green Foundation www.balkangreenfoundation.org. Ofertat mund të dërgohen jo më vonë se data 8 Mars 2018, COB.

Balkan Green Foundation
e-mail: info@balkangreenfoundation.org                                 
tel: +383 49 728019
web: www.balkangreenfoundation.org
Adresa: Street Edith Durham, Avalla Building 1, No. 24

Related articles