Content of Executive Summary of World Bank Study on Power Supply Options in Kosovo Revealed

*Scroll for the article in Albanian below

4th of December 2019 - Balkan Green Foundation's (BGF) partner organization, the Institute for Energy Economics and Financial Analysis (IEEFA), today published the blog for the Executive Summary of the World Bank report on electricity supply options in Kosovo. The results of this report, which were never made public, were the reason the World Bank withdrew its support for the idea of a new power plant in Kosovo.

IEEFA Europe: World Bank says renewable energy and efficiency are the lowest cost electricity options

The report weakens the argument for supporting a new, expensive power plant in Kosovo. 

Kosovo can meet its future electricity needs at least at a lower cost by developing its own renewable energy sources, investing in energy efficiency and cleaning up existing coal-fired power generation, according to an unpublished study from The World Bank, which reveals why the bank last year withdrew the support for a new coal-fired power plant in Kosovo.

The study also begs the question of why a UK / US firm, ContourGlobal, is still trying to secure funding for the construction of a new coal-fired power plant in Kosovo using General Electric's technology.

The World Bank study finds that a 450-megawatt (MW) coal-fired power plant with specifications selected by ContourGlobal would "create significant additional costs for the country." On the contrary, the study concluded that a combination of smaller, alternative, supply options could do the same job cheaper and cleaner.

This study is quite significant, both to overturn the World Bank's support for the new coal-fired power plant in Kosovo, and its global implications: that a new modern coal-fired power plant is no longer the cheapest option, even in a country with large coal (lignite) reserves, as in the case of Kosovo.

The finding that a modern coal-fired power plant was no longer a low-cost option for Kosovo was based on a number of factors, including the country's recent and planned investments in energy efficiency and renewable resources and the significant global decline in the cost of solar energy, wind and energy storage batteries.

The report says "There has been a significant reduction in the capital costs of solar PV panels, wind technology and energy storage technologies". We note that the study was published before further reduction of cost, especially of energy storage batteries. BloombergNEF on Tuesday reported that battery prices have fallen 13% in the last 12 months.

The World Bank's decision last year to withdraw support for a new coal-fired power plant in Kosovo was controversial, not only because of the close relationship between the United States and the Government of Kosovo favoring a new coal-fired power plant, and the weight of the United States as the largest shareholder of the World Bank. The World Bank's confidential study was published only inside the bank in August last year.

From its 23-page executive summary, the Institute for Energy Economics and Financial Analysis (IEEFA), compared the cost of 10 different supply options to meet Kosovo's electricity demand over the next three decades. These options were: further development of renewable energy and energy storage batteries; to rebuild the two existing coal-fired power plants while shutting down the other three: to build a new power plant, choosing from a variety of sizes and technologies; or to build a new petroleum or dual fuel power plant (gas and petroleum)

Especially, when coal options do not include the cost of regenerating and rehabilitating lignite mines, as the World Bank says there are "no reliable estimates".

All supply options would meet Kosovo's electricity supply needs, hourly, for the next three decades, and allow electricity imports at historic levels.

One of the options considered was a 450MW, super-critical (SC) coal-fired power plant as selected by ContourGlobal and the Government of Kosovo. The study concluded that the construction of such a coal-fired power plant no longer made sense in Kosovo, for two critical reasons.

First, it was very expensive. According to the World Bank scenario, the cheaper options included: further development of renewable energy sources and energy storage batteries; repair of existing coal units; or the construction of a sub-critical ("sub-critical"), inefficient, with free and outdated technology, which has been rejected by ContourGlobal.

Second, a large coal-fired power plant was simply not needed, the World Bank concluded, due to Kosovo's new and planned investments in energy efficiency, RES, and expected plans to reduce network losses and increase the reach of central heating.

The World Bank found: “Any 450MW scenario will create a capacity surplus”. If the government decides to build a new 450MW power plant, it would create significant additional costs for the country. The 450MW scenarios would create capacity redundancies that are not needed most of the time to meet the domestic demand”.

In more details, the World Bank then looked at three scenarios in order to list 10 different options of its supply at the lowest cost.

The first scenario measured capital and operating costs plus the cost of electricity imports. The second increased the local cost of air pollution. And the third added both the local cost of air pollution and the global cost of carbon emissions, through climate change.

According to the first scenario, the option to repair two existing coal units was considered the lowest cost option, though the study warned of "significant technical and cost surpass risks". Further development of RES was the third lowest-cost option, following the option of a new sub-critical (“sub-critical”) coal-fired power plant.

According to the second scenario, which included the cost of local air pollutants, the sub-critical (“sub-critical”) coal power plant was found to be the lowest cost, followed by further development of RES. It is strange that the World Bank study included such a sub-critical coal-fired power plant in their analysis, given that now that technology is extremely obsolete which is unlikely to be built today somewhere in the world.

According to the third scenario, which involves the cost of air pollution and carbon emissions, the development of RES was considered to be the least cost option, while the second option was to build an ultra-supercritical coal power plant.

The World Bank executive summary did not pick a winner. However, if we exclude sub-critical (“sub-critical”) coal technology, it reveals that Kosovo's future electricity supply needs may be met at a lower cost either by further RES development or rehabilitation of existing coal generation units, depending on whether air pollution and carbon prices are calculated.

The bank was clear in rejecting plans for a new 450MW coal-fired power plant due to its excessive cost and excess capacity. If ContourGlobal wants to avoid creating "significant additional costs for the country", then they too would withdraw from this plan.

This blog was written by Gerard Wynn, IEEFA Energy Finance Consultant. 

 ###

 Zbulohet përmbajtja e përmbledhjes ekzekutive të studimit të Bankës Botërore për opcionet e furnizimit me energji elektrike në Kosovë

4 dhjetor 2019

Organizata partnere e Balkan Green Foundation (BGF), Instituti për Ekonomi të Energjisë dhe Analiza Financiare (IEEFA), sot publikoi blogun për përmbledhjen ekzekutive  raportit të Bankës Botërore për opcionet e furnizimit me energji elekiktike në Kosovë. Rezultatet e këtij raporti, të cilat asnjëherë nuk u bëne publike, ishin arsyeja që Banka Botërore të tërhiqet nga mbeshtetja e idesë për një termocentral të ri në Kosovë.

IEEFA Evropë: Banka Botërore thotë se energjia e ripërtërtishme dhe efiçienca janë opsionet me kosto më të ulët të energjisë elektrike

Raporti dobëson argumentin për mbështetjen e një termocentral të ri, të shtrenjtë, në Kosovë.

Kosova mund të përmbushë nevojat e saj të ardhshme për energji elektrike të paktën me kosto më të ulët duke zhvilluar burimet e saj të ripërtëritshme të energjisë, duke investuar në efiçiencën e energjisë dhe duke pastruar gjenerimin ekzistues të energjisë nga qymyri, sipas studimit të pabotuar të Bankës Botërore, i cili zbulon pse banka vitin e kaluar tërhoqi mbështetjen për një termocentral të ri me qymyr në Kosovë. 

Studimi gjithashtu shtron pyetjen pse një firmë në Mbretërinë e Bashkuar/Sh.B.A., ContourGlobal, është ende duke u përpjekur të sigurojë fonde për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr në Kosovë duke përdorur teknologjinë e General Electric.

Studimi i Bankës Botërore zbulon se një termocentral 450 megavatësh (MW) me qymyr me specifika të zgjedhura nga ContourGlobal do të "krijonte kosto të konsiderueshme shtesë për vendin." Në të kundërtën, studimi arriti në përfundim se një kombinim i opsioneve më të vogla, alternative, të furnizimit mund të bëjnë të njëjtën punë më lirë dhe më pastër.

Ky studim është mjaft domethënës, si për të përmbysur mbështetjen e Bankës Botërore për termocentralin e ri me qymyr në Kosovë, ashtu edhe për implikimet e tij globale: që një termocentral modern i ri me qymyr, nuk është më opsioni më i lirë, madje edhe në një vend me resurse të mëdha të rezervave të qymyrit (linjitit), si në rastin e Kosovës.

Konstatimi se një termocentral modern me qymyr nuk ishte më opsioni me kosto më ulët për Kosovën, u bazua në një numër faktorësh, duke përfshirë investimet e fundit dhe të planifikuara të vendit në efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme, dhe rënien e ndjeshme globale të kostos së energjisë solare, erës dhe baterive për ruajtjen e energjisë.

Raporti thotë se "Ka pasur ulje të konsiderueshme në kostot kapitale të panelave solare PV, teknologjisë së erës dhe teknologjive për ruajtjen e energjisë,". Vërejmë se studimi u botua para uljes së mëtutjeshme të kostos, veçanërisht të baterive për ruajtjen e energjisë. BloombergNEF, të marten, raportoi se çmimet e baterive kanë rënë 13% në 12 muajt e fundit.

Vendimi i Bankës Botërore, vitin e kaluar, për të tërhequr mbështetjen për një termocentral të ri qymyri në Kosovë ishte kundërshtues, jo vetëm për shkak të marrëdhënies së ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës që favorizonte një termocentral të ri me qymyr, dhe peshën e Shteteve të Bashkuara si aksionari më i madh i Bankës Botërore. Studimi konfidencial i Bankës Botërore u botua vetëm përbrenda bankës, në gusht të vitit të kaluar.

Nga përmbledhja ekzekutive prej 23 faqesh, Instituti për Ekonomi të Energjisë dhe Analiza Financiare (IEEFA), krahasoi koston e 10 opsioneve të ndryshme të furnizimit për të përmbushur kërkesën e energjisë elektrike të Kosovës gjatë tre dekadave të ardhshme. Këto opsione ishin: zhvillimi i mëtejshëm i energjisë së ripërtëritshme dhe baterive për ruajtjen e energjisë; për të rindërtuar dy njësitë ekzistuese të energjisë nga qymyri, ndërsa bënë mbylljen e tri të tjerave: për të ndërtuar një termocentral të ri, duke zgjedhur nga një larmi madhësish dhe teknologjishë; ose për të ndërtuar një termocentral të ri të naftës ose karburantit të dyfishtë (gaz dhe naftë).

Sidomos, kur opsionet e qymyrit nuk përfshijnë koston e rigjenerimit dhe rehabilitimit të minierave të linjitit, pasi Banka Botërore thotë se "nuk ka vlerësime të besueshme".

Të gjitha opsionet e furnizimit do të plotësonin nevojat e furnizimit me energji elektrike të Kosovës, për orë, për tre dekadat e ardhshme, dhe të lejojnë importet e energjisë elektrike në nivele historike.

Një nga opsionet që u morr në konsideratë ishte një termocentral me qymyr me fuqi 450MW, superkritike (SC), siç është zgjedhur nga ContourGlobal dhe Qeveria e Kosovës. Studimi arriti në përfundimin se ndërtimi i një termocentrali të tillë me qymyr nuk kishte më kuptim në Kosovë, për dy arsye kritike.

Së pari, ishte shumë i shtrenjtë. Në bazë të skenarit të Bankës Botërore, opsionet më të lira përfshinin: zhvillimin e mëtutjeshëm të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe baterive për ruajtjen e energjisë; riparimin e njësive ekzistuese të qymyrit; ose ndërtimi i një termocentrali nën-standard ("sub-critical"), joefikas, me teknologji të lirë dhe të vjetëruar, e cila është refuzuar nga ContourGlobal.

Së dyti, një termocentral i madh me qymyr thjesht nuk ishte i nevojshëm, përfundoi Banka Botërore, për shkak të investimeve të reja dhe të planifikuara të Kosovës në efiçiencë të energjisë, BRE, dhe planet e pritura për të zvogëluar humbjet në rrjet dhe rritjen e shtrirjes së ngrohjes qendrore.

Banka Botërore gjeti: “Cilido skenar 450MW do të krijojë suficit të kapacitetit. Nëse qeveria vendos të ndërtojë një termocentral të ri 450MW, atëherë do të krijonte kosto të konsiderueshme shtesë për vendin. Skenarët 450MW do të krijonin teprica të kapaciteteve, të cilat nuk janë të nevojshme, shumicën e kohës, për të përmbushur kërkesën e brendshme."

Në mënyrë më të detajuar, Banka Botërore atëherë shikoi tre skenarë në mënyrë që të rendiste 10 opsione të ndryshme të furnizimit të saj me kosto më të vogël.

Skenari i parë mati kapitalin dhe koston e funksionimit plus koston e importeve të energjisë elektrike. E dyta shtoi koston lokale të ndotjes së ajrit. Dhe i treti shtoi si koston lokale të ndotjes së ajrit ashtu edhe koston globale të emetimeve të karbonit, përmes ndryshimeve klimatike.

Sipas skenarit të parë, opsioni për të riparuar dy njësi ekzistuese të qymyrit u konsiderua opsioni me kosto më të ulët, megjithëse studimi paralajmëroi "rreziqe të konsiderueshme teknike dhe të tejkalimit të kostos". Zhvillimi i mëtutjeshëm i BRE-ve ishte opsioni i tretë me kosto më të ulët, pas opcionit të një termocentrali të ri nën-standard (“sub-critical”) me qymyr.

Sipas skenarit të dytë, i cili përfshinte koston e ndotësve lokalë të ajrit, termocentrali nën-standard (“sub-critical”) i qymyrit u konstatua se ishte kostoja më e ulët, e ndjekur nga zhvillimi i mëtejshëm i BRE-ve. Është e çuditshme që studimi i Bankës Botërore përfshiu një termocentral të tillë nën-standard (“sub-critical”) me qymyrit në analizën e tyre, duke pasur parasysh se tani ajo teknologji është tejet e vjetëruar e cila ka shumë pak gjasa që sot të ndërtohet diku në botë.

Sipas skenarit të tretë, i cili përfshinë koston e ndotjes së ajrit dhe emetimeve të karbonit, zhvillimi i BRE-ve u vlerësua të ishte opsioni me më pak kosto, ndërsa opcioni i dytë ishte ndërtimi i një termocentrali ultra-superkritik të qymyrit.

Përmbledhja ekzekutive e Bankës Botërore nuk zgjodhi një fitues. Sidoqoftë, nëse e përjashtojmë teknologjinë nën-standard (“sub-critical”) të qymyrit, zbulon se nevojat e ardhshme të Kosovës të furnizimit me energji elektrike mund të përmbushen me kosto më të ulët ose nga zhvillimi i mëtutjeshëm i BRE-ve ose rehabilitimi i njësive ekzistuese të gjenerimit të qymyrit, në varësi të faktit se a llogaritet ndotja e ajrit dhe çmimet e karbonit.

Banka ishte e qartë në refuzimin e planeve për një termocentral të ri 450MW me qymyr për shkak të kostos së tepërt të saj dhe kapacitetit të tepërt. Nëse ContourGlobal dëshiron të shmangë krijimin e "kostove shtesë të konsiderueshme për vendin", atëherë edhe ata do të tërhiqeshin nga ky plan.

 

Ky blog u shkrua nga Gerard Wynn, Konsulent për financimin e energjisë në IEEFA.

Related articles