REACTION: MESP and Municipality of Pristina to not become Institutions for Environmental Degradation

*Scroll for the article in Albanian below

Pristina, 14 January 2020 - Balkan Green Foundation (BGF), GAP Institute, Group for Legal and Political Studies (GLPS) and Institute for Development Policy (INDEP) reject all plans and projects to change land use near Lake Badovc, for business/residential purposes knowing its strategic importance for the security of drinking water supply and for an ecological environment for citizens of Pristina and beyond.

At the same time, we express our concern with the approach of the Ministry of Environment and Spatial Planning (MESP) which has become an instrument for legitimization of environmental degradation by allowing construction in protected areas, by granting environmental permits to hydropower plants that damage river flow, and endangering the protected areas around surface water resources.

We request from MESP and Municipality of Pristina to take measures for proper implementation of Law no.04 / L-147 on waters, MESP Administrative Instruction No.15 / 2017, and decision of Government of Republic of Kosovo No.16 / 127 on the designation of protected areas and their protective measures for the Badovc surface water source.

Weeks ago, the Ministry of Environment and Spatial Planning had proposed to Amend and Supplement the Kosovo Law on Waters. There, the Ministry had proposed to amend Article 48 of the current Law on “Protection of Waterways and Reservoirs”, namely paragraph 1.3, which proposed to change the building permitting distance from 30 meters to 10 meters from the waterline in the current Law. One of the partner organizations of this response has opposed and sent comments and we once again call on MESP to withdraw from this harmful legal initiative.

As a reminder, based on the same Government decision (14/127 dated 24 April 2013), the Ministry of Environment and Spatial Planning has taken the decision to demolish the beaches built near Batlava Lake in 2014, threatening to sue The European Union Office in Kosovo as an investor in the beach project in Batllava. MESP is silent on an even more damaging project, which foresees the construction of a residential neighborhood near Badovc Lake.

The safety of quality, safe and clean water supply is a basic right and of critical importance for the inhabitants of Pristina Municipality. Knowing the climate difficulties that the country is already facing, knowing that the level of the lakes has fallen by about 10 meters, new construction in the area would further exacerbate the situation in the lakes and could affect negatively the water quality, especially during the construction and operation phase.

BGF, GAP, GLPS and INDEP stand against this project and call on the MESP and Pristina authorities to:

- To reject and revoke all permit applications for the implementation of this harmful plan for the sustainable development of the capital and beyond.

-To stand for the protection of the public interest mandated by the laws in force and the Constitution.

-Not to approve a project that further suffocates public spaces, contradicts country legislation on the protection of water resources, adversely affects the environment and biodiversity, and causes Pristina and its surroundings to lose even that little greenery that’s left and fades the citizens opportunity to visit Lake Badovc.

 ### 

REAGIM: MMPH dhe Komuna e Prishtinës të mos shndërrohen në Institucione për Degradim Mjedisor

Prishtinë, 14 janar 2020 - Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kundërshtojnë të gjitha planet dhe projektet për ndryshimin e destinimit të tokës pranë liqenit të Badovcit, për qëllime afariste/rezidenciale duke ditur rëndësinë e saj strategjike për siguri të furnizimit me ujë të pijes dhe për një mjedis ekologjik për qytetarët e Prishtinës dhe më gjërë. 

Njëkohësisht, shprehim shqetësimin tonë me qasjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) e cila është shndërruar në instrument për legjitimimin e degradimit mjedisor duke lejuar ndërtimet në zona të mbrojtura, duke dhënë leje mjedisore për hidrocentralet të cilat dëmtojnë rrjedhën e lumenjve, e deri tek rrezikimi i zonave të mbrojtura rreth burimeve ujore sipërfaqësore. 

Kërkojmë nga MMPH dhe Komuna e Prishtinës që të marrin masa për zbatimin e drejtë të Ligjit nr.04/L-147 për ujërat, Udhëzimin Administrativ të MMPH nr.15/2017, si dhe vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.16/127 për caktimin e zonave të mbrojtura dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujor sipërfaqësor të Badovcit.

Javë më parë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kishte propozuar Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Ujërat e Kosovës. Aty, Ministria kishte propozuar ndryshimin e nenit 48 të Ligjit aktual “Mbrojtja e brigjeve të ujërrjedhave dhe akumulimeve” gjegjësisht paragrafin 1.3 tek i cili u propozua të ndryshonte distancën e lejimit të ndërtimit të objekteve nga 30 metra sa ishte në Ligjin aktual në 10 metra nga vija ujore. Njëra nga organizatat partnere të këtij reagimi kishte kundërshtuar dhe kishte dërguar komente dhe i bëjmë thirrje edhe njëherë MMPH-së të tërheqë këtë iniciativë të dëmshme ligjore. 

Sa për rikujtim, bazuar në të njejtin vendim të Qeverisë (14/127 të datës 24 prill 2013), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim për prishjen e plazheve të ndërtuara në afërsi të liqenit të Batllavës më 2014, duke kërcënuar me padi Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë si investitor në projektin e plazheve në Batllavë. MMPH është duke heshtur para një projekti edhe më të dëmshëm, i cili parasheh ndërtimin e një lagjeje rezidenciale në afërsi të Liqenit të Badovcit. 

Siguria e furnizimit me ujë cilësor, të sigurt dhe të pastër është e drejtë bazike dhe me rëndësi kritike për banorët e komunës së Prishtinës. Duke ditur tani edhe vështirësitë klimatike me të cilat veçse vendi po përballet, duke ditur që niveli i liqeneve ka rënë për afër 10 metra, ndërtimet e reja në këtë zonë do ta ndikonin edhe më tepër përkeqësimin e gjendjes në liqe dhe do të mund të ndikonte negativisht në cilësinë e ujit, sidomos gjatë fazës së ndërtimit dhe operimit.

BGF, GAP, GLPS dhe INDEP, qëndrojnë kundër këtij projekti dhe u bëjnë thirrje autoriteteve të MMPH dhe Komunës së Prishtinës që:

- Të kundërshtojnë dhe revokojnë të gjitha aplikimet për leje për realizimin e këtij plani të dëmshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit dhe më gjërë.

- Të qëndrojnë në mbrojtje të interesit publik të mandatuar nga ligjet në fuqi dhe Kushtetuta.

- Të mos miratojnë një projekt që për më tepër ngulfat hapësirat publike, bie ndesh me legjislacionin e vendit për mbrojtjen e burimeve ujore, ndikon negativisht në mjedis dhe biodiverzitet dhe ndikon që Prishtina dhe rethina e saj të humbin edhe atë pak gjelbërim që ka dhe qytetarëve të ju zbehet mundësia që të vizitojnë liqenin e Badovcit.

Related articles