Deadline: 2026-01-01
Balkan Green Foundation (BGF) është organizatë rajonale që promovon zhvillimin e qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të projektit ‘Turneu i Debatit të Gjelbër’ të
financuar nga UNMIK - United Nation Mission in Kosovo, Balkan Green Foundation është në kërkim të trajnerëve për realizimin e trajnimeve të cilat do të zhvillohen në (5) pesë komuna të përfshira në projekt: Ferizaj, Lipjan, Mitrovicë e Jugut, Pejë dhe Prishtinë.
Balkan Green Foundation fton kandidatët potencial për të aplikuar për pozitën e Trajnerit, duke dorëzuar CV-në, letër motivuese mbi eksperiencën tuaj si Trajner/e në formatin "British Parliamentary" dhe ofertën financiare në formë elektronike përmes emailit: [email protected], më së largu deri me datën 23 mars 2022.