← Projektet

Green Talk

past · 2021-07-06

Platforma "Green Talk" i dedikohet nxitjes së diskutimeve për çështjet e energjisë dhe mjedisit, si dhe promovimit të aktivizmit, adresimit të sfidave dhe eksplorimit të mundësive në sektorin e gjelbër të Kosovës. Qëllimi kryesor është të frymëzojë ndryshime p...

Platforma "Green Talk" i dedikohet nxitjes së diskutimeve për çështjet e energjisë dhe mjedisit, si dhe promovimit të aktivizmit, adresimit të sfidave dhe eksplorimit të mundësive në sektorin e gjelbër të Kosovës. Qëllimi kryesor është të frymëzojë ndryshime pozitive dhe të inkurajojë adoptimin e praktikave të qëndrueshme në mesin e publikut.

Nëpërmjet platformës, BGF ofron një hapësirë për individët, akademinë, bizneset, shoqërinë civile dhe institucionet që të ndajnë nisma dhe praktika frymëzuese të gjelbra. Kjo synon të nxjerr në pah përpjekjet bazë dhe qasjet institucionale ndaj tranzicionit të energjisë dhe sfidave mjedisore. Folësit e “Green Talk”, përshtatin fjalimet dhe idetë e tyre sipas këtij qëllimi, duke ofruar njohuri dhe zgjidhje që mund të frymëzojnë të tjerët të ndërmarrin veprime në jetën dhe komunitetet e tyre.

Edicioni i katërt i "Green Talk" mbështetet nga Heinrich Böll Stiftung.