Projekti "Kosovo Green Action" mbështetet financiarisht nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka Botërore) përmes ofrimit të grantit të Partneritetit Global për Përgjegjësi Sociale (GPSA) dhe zbatohet nga Balkan Green Foundation (BGF) në bashk...
Projekti "Kosovo Green Action" mbështetet financiarisht nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka Botërore) përmes ofrimit të grantit të Partneritetit Global për Përgjegjësi Sociale (GPSA) dhe zbatohet nga Balkan Green Foundation (BGF) në bashkëpunim me Lëvizja FOL (FOL) dhe Open Data Kosovo (ODK).
Projekti angazhon palë të fushave të ndryshme në llogaridhënien sociale të përbashkët për prioritetet e lidhura me klimën dhe energjinë, të përshkruara në Agjendën e Gjelbër të miratuar nga BE për Ballkanin Perëndimor. Projekti përputhet me shtyllat kryesore të Agjendës së Gjelbër përmes aktiviteteve që përmirësojnë aksesin e palëve të interesuara në informacion, qeverisje të mirë, llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve qeveritare dhe fuqizimin e të rinjve, duke nxitur veprimet kyçe për klimën.
Objektivat e përgjithshme