← Projektet

RenovAID

past · 2023-12-11

Mbështetja strukturore shumë-niveleshe për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat në Kosovë dhe Shqipëri (RenovAID) është një projekt i mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në kuadër të Iniciativës Evro...

Mbështetja strukturore shumë-niveleshe për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat në Kosovë dhe Shqipëri (RenovAID) është një projekt i mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në kuadër të Iniciativës Evropiane për Klimën (EUKI) të zbatuar nga WISE Europa në partneritet me Balkan Green Foundation, Instituti për Politikat Zhvillimore - INDEP, Milieukontakt Albania dhe Energiaklub Climate Policy Institute.

Kjo nismë 24-mujore synon të fuqizojë administratat publike në Kosovë dhe Shqipëri për të krijuar politika të efiçiencës së energjisë që jo vetëm të jenë të përshtatshme dhe praktike, por edhe të ndjekin standardet e BE-së. RenovAID promovon bashkëpunimin ndërsektorial midis administratave, bizneseve, OJQ-ve dhe qytetarëve për të forcuar përpjekjet për efiçencën e energjisë dhe për të përmirësuar shpërndarjen e njohurive. Për më tepër, projekti lehtëson zgjerimin e rinovimeve të ndërtesave duke i pajisur aktorët lokalë me ekspertizë.