Platformat

Platforma për Vlerësimin e Politikave

Platforma për Vlerësimin e Politikave u zhvillua nga Balkan Green Foundation si pjesë e projektit “Green Rural Deal”, në bashkëpunim të ngushtë me Wuppertal Institute, Germanwatch, si dhe partnerë të tjerë zbatues, siç janë Shoqata Rajonale e Qeverisjes Vendore dhe RES Foundation. Platforma u zhvillua dhe u përmirësua më tej përmes projektit "Green Horizons: Enabling Just Tranzition", i zbatuar në partneritet me CENER21 dhe Germanwatch. Të dy projektet financohen nga Iniciativa Evropiane për Klimën (EUKI) e Ministrisë Federale për Mjedisin, Veprimin Klimatik, Ruajtjen e Natyrës dhe Sigurinë Bërthamore (BMUKN).

KGI Platform

Këtu do të mund të informoheni lehtësisht për të dhënat në fushën e energjisë dhe klimës në Kosovë. Platforma është zhvilluar me qëllim të paraqitjes së të dhënave në fushën e klimës dhe energjisë në Kosovë, në formë të grafikëve interaktiv, për lexim sa më të thjeshtë për qytetarët, hulumtuesit, studentët, mediat dhe politikë-bërësit.