← Thirrje

Terma reference për vlerësimin përfundimtar të projektit

Deadline: 2026-01-01

Projekti ‘Green Cross’ zbatohet nga BGF në partneritet me EDEN dhe financohet nga delegacioni i BE-së në Shqipëri. Objektivi i projektit është të kontribuojë në rritjen e përgjithshme ekonomike të qëndrueshme në rajonin ndërkufitar duke u mundësuar komunave të kalojnë në një ekonomi të qëndrueshme të gjelbër përmes politikave të integruara, investimeve publike të zgjuara dhe zhvillimit të kapaciteteve.

Duke qenë se projekti është në fazën përfundimtare të zbatimit, BGF dhe EDEN po kërkojnë një ekspert ose kompani për të vlerësuar me sukses projektin.

Shkarkoni dokumentin 'Termat e Referencës për Vlerësimin Përfundimtar të Projektit' këtu.

Aplikantët e interesuar mund të dorëzojnë dokumentacionin përkatës në mënyrë elektronike në adresën e mëposhtme të emailit: [email protected] me titullin ‘Green Cross – Response to ToR for Final Project Evaluation’.

Afati i fundit për aplikim është 10 prill 2023.