← Programet

Energjia e Pastër, Efiçenca e Energjisë dhe Cilësia e Ajrit

BGF punon për të përshpejtuar një tranzicion të drejtë larg lëndëve djegëse fosile, duke vendosur efiçiencën e energjisë, ajrin e pastër dhe varfërinë energjetike në qendër të politikave, rregulloreve dhe vendimeve për investime.

Ne kombinojmë analizën e pavarur, avokimin për politika dhe angazhimin praktik me komunat për të siguruar që zgjidhjet e energjisë së pastër të jenë të qasshme, efektive dhe të drejta për shoqërinë. Puna jonë e trajton varfërinë energjetike jo vetëm si çështje të të ardhurave të familjeve, por edhe si sfidë të qeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve publike, e cila kërkon të dhëna më të mira, mbështetje të targetuar dhe zbatim më të fuqishëm në nivel lokal.

Përmes programeve dhe iniciativave, BGF piloton modele të shkallëzueshme për efiçiencën e energjisë, mbështet komunat në identifikimin e familjeve në varfëri energjetike dhe avokon për politika që promovojnë parimin “Efiçienca e Energjisë në Radhë të Parë", dizajnim të drejtë të tarifave dhe mbështetje të synuar për grupet e cenueshme.