E Gjelbër pa Numra: Sfida e të Dhënave Klimatike në Kosovë
Nisma e Kosovës drejt tranzicionit të gjelbër i ngjan lëvizjes në një rrugë pa ndriçim. Ndotja e ajrit dominon debatin publik, por ajo është vetëm një pjesë e një vakumi më të gjerë informativ. Nuk ka të dhëna të përditësuara për ciklet e mbetjeve industriale dhe rrjedhjet nga deponitë; stacionet hidrometrike nuk arrijnë të pasqyrojnë trendet e përgjithshme të cilësisë së ujit dhe ujërave nëntokësore; ndërsa inventarët e biodiversitetit mbeten të paplotësuar dhe josistematik. Pa një hartë të qartë të këtyre presioneve mjedisore, vendi nuk mund ta masë progresin apo të siguroj llogaridhënie.