EMPOWER - ENGAGE - BUILD OWNERSHIP
Balkan Green Foundation (BGF) në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), po zbatojnë një projekt tre vjeçar "Empower - Engage - Build Ownership" i mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Objektivi i projektit është të mundësojë sektorin e shoqërisë civile të Kosovës të përmbushë rolin e tij në mjedisin demokratik duke vepruar si bashkëbisedues i pavarur, duke monitoruar institucionet publike, duke rritur përgjegjshmërinë dhe transparencën në zhvillimin e politikave dhe proceset e vendimmarrjes në lidhje me shqetësimet e komuniteteve dhe grupeve të shoqërisë civile në fushën e ruajtjes së mjedisit, energjisë së gjelbër dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike.
Ndër tjera, qëllimet e projektit përfshijnë:
- Rritje e aftësive dhe shkathtësive për shkëmbimin e informacionit të OShC-ve në monitorimin e politikave, avokimin dhe fushatat mbi përparësitë tematike të synuara;
- Nxitja e pjesëmarrjes së OShC-ve në hartimin dhe zbatimin e politikave, avokimin dhe aktivitetet thelbësore përmes organizatave të financimit në tërë Kosovën;
- Rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë përmes aktiviteteve mbështetëse që promovojnë veçanërisht ruajtjen e mjedisit, energjinë e gjelbër dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike. Me pak fjalë, projekti synon të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për institucionet publike dhe OSHC-të duke përfshirë aktivitete që promovojnë ruajtjen e mjedisit, ekonominë e gjelbër dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike në tërë Kosovën; dhe njëkohësisht, të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.