20 September 2023
Thirrje për Aplikim: RISE Journey 4 - Programi i Sipërmarrjes Sociale në Ballkanin Perëndimor
Një udhëtim i ri RISE po vjen! Bashkohuni me ne në këtë program që ka fuqinë të transformojë jo vetëm jetën tuaj, por edhe shoqërinë në të cilën jetojmë!
- A jeni i/e moshës 16 dhe 35 vjeç, plot pasion dhe entuziazëm?
- A dëshironi të mësoni më shumë për sipërmarrjen sociale?
Kjo është mundësia që keni pritur! Mblidhni një ekip dhe regjistrohuni për programin RISE Journey.
RISE ju jep një mundësi të zhvilloni idetë tuaja për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në komunitetin tuaj. Jo vetëm që do t'ju ndihmojmë t'i ktheni ato ide në një sipërmarrje sociale, por do t'ju mbështesim gjatë gjithë procesit.
Aplikimet janë të hapura deri më 30 shtator 2023 pëmes linkut: https://bit.ly/3r8CLu9
Gjeni më shumë informacione për RISE Journey në këtë link: https://bit.ly/3qRPGRk