SHNDËRRIMI I KONCEPTEVE INOVATIVE NË ZGJIDHJE TË FUQISHME
Për ne
Balkan Green Foundation (BGF) është një organizatë rajonale që promovon përparim gjithëpërfshirës dhe të barabartë brenda Ballkanit Perëndimor në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm.
Së bashku me organizatat e saj partnere, BGF vendos një fokus të fortë në avokimin e zgjidhjeve që promovojnë politikat e zhvillimit, të cilat janë në përputhje me zhvillimet më të fundit në botë, sfidat globale dhe agjendat kombëtare për integrimin në BE.
Nismat rajonale ndërmerren si baza të vazhdueshme për të përcjellë më tej angazhimin e BGF ndaj qëndrueshmërisë rajonale, duke siguruar forcimin dhe avancimin e politikave jetësore që prekin sektorët kryesorë, siç janë energjia, mjedisi dhe ekonomia.
BGF është pozicionuar me sukses si një partner kryesor strategjik për institucionet, organizatat dhe komunitetet rajonale dhe globale në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, shndërrimin e koncepteve inovative në zgjidhje të fuqishme dhe forcimin e partneritetit rajonal dhe global.
Stafi
Rinora Gojani
Menaxhere e Programeve dhe OperacioneveRinora Gojani është Menaxhere e Programeve dhe Operacioneve Balkan Green Foundation. Ajo ka një përvojë të gjerë pune në hulimtim, avokim, ngritje të kapaciteteve, angazhim të niveleve qytetare, mbledhje fondesh, dhe menaxhimin e projekteve të përqendruara në zhvillimin e qëndrueshëm, demokratizimin, politikën e Ballkanit Perëndimor dhe proceset e integrimit në BE. Rinora ka një diplomë Masteri në Politikë Evropiane, me fokus në politikën energjetike, nga Kolegji Universitar i Dublinit. Ajo ka një pasion për sportet në natyrë, në veçanti për çiklizmin, hiking, dhe ngjitje në gurë.
Fjolla Qorri
Koordinatore e ProgrameveFjolla Qorri është Koordinatore e Programeve në Balkan Green Foundation. Fjolla ka të përfunduar studimet e nivelit bachelor në Politikën Publike dhe Menaxhim në RIT Kosova si dhe Gjuhën dhe Letërsinë Frënge në Universitetin e Prishtinës.
Ajo ka dy vite përvojë në sektorin publik dhe ka qenë e angazhuar si hulumtuese në fushata të ndryshme elektorale lokale dhe kombëtare që kanë avokuar për politika të gjelbra. Ka publikuar tezën e saj “Psikologjia e votimit në Kosovë”. Pasionet e Fjollës përfshijnë shkencën e sjelljes, shahun dhe gjuhët e huaja.
Doruntina Murati - Gashi
Menaxhere e FinancaveDoruntina Murati Gashi është Menaxhere e Financave për gati katër vite në BGF. Ajo është përgjegjëse për kontabilitetin dhe menaxhimin financiar të organizatës. Ajo gjithashtu është e përfshirë në raportime të drejtpërdrejta financiare për donatorë të shumtë dhe menaxhimin e auditimeve të jashtme. Përvojat e saj përfshijnë kontabilitetin, raportimin financiar, taksimin, pasqyrat financiare dhe ka njohuri për Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF). Doruntina ka një diplomë Bachelor në Bankë, Financa dhe Kontabilitet nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ekonomisë. Gjatë kohës së lirë, ajo shijon ecjet në natyrë, gatimin dhe ka një pasion për dizajnin interior.
Diona Grezda
Hulumtuese e lartëDiona Grezda është Hulumtuese e Lartë në Balkan Green Foundation. Ajo ka diplomuar në fushën e juridikut në Universitetin e Prishtinës dhe ka përfunduar masterin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Szeged. Diona ka filluar të punojë në sektorin e shoqërisë civile në vitin 2019 dhe ka hartuar raporte politikash për tema të ndryshme, duke përfshirë politikën e jashtme, integrimin evropian, bashkëpunimin rajonal etj. Asaj i pëlqen të ecë në natyrë, të lexojë dhe të udhëtojë.
Fijona Kurshumliu
Koordinatore Projekti & HulumtueseFijona Kurshumliu është koordinatore dhe hulumtuese e projektit në Balkan Green Foundation. E diplomuar në Inxhinieri dhe Menaxhim të Energjisë, ajo ka qenë e angazhuar më parë si konsulente për efiçiencë të energjisë dhe ka menaxhuar projekte në lidhje me qëndrueshmërinë në një OJQ lokale. Përvoja e Fijonës qëndron në drejtimin e rezultateve të suksesshme në projektet e fokusuara në qëndrueshmëri. Në orët e lira, asaj i pëlqen të lexojë dhe mban një mënyrë jetese aktive përmes notit dhe çiklizmit.
Andina Vllahiu
Koordinatore ProjektiAndina Vllahiu është Koordinatore e Projektit në Balkan Green Foundation. Ajo ka përvojë të gjerë duke punuar në sektorin privat në fushën e promovimit, eksporteve dhe shitjeve, në institucionet publike në fushën e mjedisit, si dhe në OJQ, në advokim dhe adresimin e çështjeve dhe sfidave të anëtarëve për çështje të lidhura me politikat, hartimin e deklaratave, dokumente të pozicioneve, hulumtime dhe raporte. Andina ka punuar për gjashtë vjet në mes Kopenhagës dhe Prishtinës duke kontribuar në fushën e mjedisit dhe duke ndihmuar institucionet publike në trajnimin e stafit dhe promovimin e Kosovës në nivel ndërkombëtar. Andina ka diplomë bachelori në Politika Publike dhe Menaxhim si dhe diplomë në nën-degën Studime Juridike nga RIT Kosova. Ajo ndan dashurinë për muzikën, jogën, ecjen dhe çiklizmit.
Miranda Pacolli - Dibra
Zyrtare ProjektiMiranda Pacolli Dibra është Zyrtare e Projekti në Balkan Green Foundation. Miranda ka përvojë pune në projekte për ngritjen e kapaciteteve dhe përvojë afatgjate në Komunën e Prishtinës si përkthyese e gjuhës shqipe - serbe - angleze, gjithashtu ka qenë e angazhuar në sektorin privat në fushën e burimeve njerëzore dhe ka diplomë bachelori në Psikologji nga Universiteti i Prishtinës dhe diplomë masteri në Administrim Biznesi nga Universiteti Staffordshire. Ajo pëlqen të dizenjojë dhe krijojë bizhuteri dhe rroba nga materiale të ricikluara, të lexojë, pikturojë dhe të ecë në natyrë.
EGZONA ARUQAJ
Zyrtare e KomunikimitEgzona Aruqaj është Zyrtare e Komunikimit në Balkan Green Foundation. Ajo ka tri vite eksperiencë pune në fushën e Marketingut dhe Organizatave Joqeveritare, me fokus kryesisht në përmirësimin e sistemit edukativ në Kosovë. Përveç kësaj, ajo ka qenë e përfshirë në punë vullnetare dhe ka ndjekur trajnime të shumta rreth të menduarit kritik, edukimit mediatik, marketingut dixhital dhe fuqizimit të komuniteteve të margjinalizuara. Egzona mbanë një diplomë të nivelit Bachelor në fushën e Sociologjisë nga Universiteti i Prishtinës. Nga aspekti i pasionit, asaj i pëlqen të njoh njerëz të rinj, bota e luleve, kafshët, arti dhe videolojërat.
ALBAN BYTYÇI
Zyrtar i IT-sëAlban Bytyqi mbanë pozitën Zyrtar i IT-së në Balkan Green Foundation. Ai ka më shumë se 14 vite eksperiencë në fushën e Informatikës dhe Teknologjisë, specifikisht në projekte që mbulojnë zhvillimet softuerike.
Albani ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në fushën e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, si dhe është i certifikuar në CCNA nga Akademia Cisco Certified Network Associate. Për nga pasioni, ai pëlqen çiklimin dhe ngjitjet në natyrë.
Bordi
ASTRIT ISTREFI
Kryetari i BorditAstrit Istrefi është drejtori ekzekutiv i Balkan Forum, një organizatë që punon për të çuar përpara dialogun ndërkufitar dhe për të krijuar një vizion dhe agjendë të përbashkët rajonale për veprim bashkëpunues në Ballkan, bazuar në integrimin ekonomik, prosperitetin dhe paqen e qëndrueshme. Astrit ka mbi 20 vjet përvojë pune në parandalimin e konflikteve, ndërtimin e paqes dhe zhvillimin në kontekste të brishta dhe të prekura nga konfliktet, duke udhëhequr zhvillimin e strategjive dhe menaxhimin e programeve komplekse në Ballkanin Perëndimor, Azinë Qendrore, Kaukazin, Afganistanin, MB dhe SH.B.A. Ai ka punuar me Care International, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Forum për Iniciativa Qytetare (FIQ) në Prishtinë, Kosovë; Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Kabul, Afganistan dhe Uashington DC, SHBA; dhe Saferworld në Londër, MB.
Ariadne Papagapitos
Anëtare e BorditAriadne Papagapitos është Redaktore në Lighthouse Reports, një organizatë në fushën e gazetarisë me interes publik që drejton hetime komplekse dhe transnacionale. Para kësaj, ajo ishte konsulente e fondacioneve dhe OJQ-ve që punonin për migrimin e detyruar, drejtoreshë e programit të Ndërtimit të Paqes në Fondin Rockefeller Brothers dhe bashkë-themeluese dhe drejtoreshë e tregjeve të reja në Localized, një ndërmarrje sociale fillestare e fokusuar në mbylljen e hendekut të aftësive dhe punësimit për të rinjtë në tregjet në zhvillim.
Dardan Sejdiu
Anëtar i BorditDardan Sejdiu aktualisht është i angazhuar si ligjërues i lëndës Menaxhimit të Zhvillimit në Universitetin e Londrës me drejtim akademik nga Shkolla e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Kolegjin Riinvest në Prishtinë.
Dardani ka mbi 10 vjet përvojë si politikan, duke shërbyer si nënkryetar i Prishtinës, deputet dhe kryetar i bordit drejtues të Pensionit Slloveno-Kosovar me rol kyç në menaxhimin e këtij fondi për mbarë Kosovën.
Ai ka një MBA nga IEDC – Bled School of Management, ka diplomuar në Administrim Biznesi dhe Shkenca Politike nga Universiteti Amerikan në Bullgari. Përveç kësaj, është anëtar i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara. Ai ka kryer gjithashtu një kurs të shkurtër, të specializuar për Komunikim dhe Diplomaci në École Nationale D’administration (ENA), në Paris, Francë.
LEILA BICAKCIC
Anëtare e BorditLeila Bičakčić është një nga anëtarët themeluese të organizatës, e cila është modeluar nga agjencitë mediatike jofitimprurëse të SHBA. Detyrat e saj përfshijnë menaxhim financiar dhe administrativ, bashkëpunim me donatorët, planifikim, dizajnim dhe koordinim të projekteve të implementuara nga CIN dhe raportim. Një fokus i veçantë i punës së saj është në gjetjen e modeleve të organizimit të qëndrueshëm dhe modeleve të reja të biznesit në kontekstin e BiH, kalimin nga media tradicionale në modele të reja dixhitale dhe konvergjenca e përmbajtjes mediatike. Si vendase nga Sarajeva, ajo studioi fizikë dhe ekonomi themelore në Universitetin e Sarajevës.
KNUD VÖCKING
Anëtar i BorditQë nga viti 2002, Knud Vocking punon si një aktivist në bankat shumëpalëshe të zhvillimit për OJQ-në gjermane Urgewald. Ai është një nga profesionistët më të dalluar të OJQ-ve në Bankën Botërore dhe institucione të tjera financiare si AIIB i udhëhequr nga Kinezët. Në shumë raste, ai ka shtypur me sukses politikën për të siguruar të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit në projektet e financuara nga bankat shumëpalëshe të zhvillimit. Ai është një koordinator kryesor i rrjetit Evropian të OJQ-ve që shqyrton me kujdes institucionet financiare shumëpalëshe dhe i lidhur mirë me organizatat e shoqërisë civile në të gjithë botën.