29 June 2023
Në vitin 2022, ndotja vdekjeprurëse e ajrit nga termocentralet e thëngjillit të Ballkanit Perëndimor u rrit në krahasim me vitin 2021, sipas raportit të pestë të ‘Pajtohu ose Mbyll’, të publikuar sot. Emetimet e të tre ndotësve të rregulluar - dioksidi i sulfurit (SO2), pluhuri dhe oksidet e azotit (NOx) u rritën dhe për herë të par dhe kufiri i përgjithshëm i rajonit për NOx u shkel.
Pesë vjet që kur rregullat e kontrollit të ndotjes hynë në fuqi sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, emetimet e SO2 nga termocentralet e qymyrit të përfshira në Planet Kombëtare të Reduktimit të Emetimeve të Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, ishin ende kolektivisht 5.6 herë më e lartë se sa që lejohet.
Rajonalisht, emetimet e pluhurit gjithashtu u rritën në krahasim me vitin 2021, dhe në vitin 2022 ishin në total gati 1.8 herë më të larta se sa që lejohej. NOx tejkaloi paksa shumën e lejuar, për shkak të mungesës së investimeve për kontrollin e ndotjes, rritjes së emetimeve dhe kufijve më të shtrënguar nga viti në vit në Planet Kombëtare të Reduktimit të Emetimeve.
Për herë të parë që nga hyrja në fuqi e rregullave në vitin 2018, njësitë B1+2 të Manastirit të Maqedonisë së Veriut kishin emetimet më të larta të SO2 dhe pluhurit në rajon – dhe të dyja pothuajse u dyfishuan në krahasim me vitin 2021. Arsyet për këtë rritje drastike nuk janë të qarta, por përdorimi i një lloji tjetër të qymyrit mund të ketë kontribuar.
Në vitin 2022, Kosova vazhdoi të shkelte kufijtë e saj për të tre ndotësit. Ndotja e pluhurit ka qenë problemi më i madh i vendit që nga viti 2018 dhe në vitin 2022 ishte 4.3 herë mbi kufirin kombëtar. Por në vitin 2022, emetimet e SO2 dhe NOx gjithashtu u rritën ndjeshëm në krahasim me vitin 2021. Për më tepër, Kosova dallohet në rajon për shkeljen më të lartë të tavanit të NOx - 1,68 herë më shumë se sa lejohet.
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka hapur një sërë çështjesh për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kundër të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që përdorin qymyr, por kjo nuk ka rezultuar ende në veprime të rëndësishme nga qeveritë dhe kompanitë e energjisë elektrike.
Ioana Ciuta, Koordinatore e Energjisë në Bankwatch – “Dy tendenca kontradiktore janë duke u zhvilluar: Uzinat e vjetra të qymyrit në rajon janë gjithnjë e më të pabesueshme, por kriza energjetike i ka shpërqendruar qeveritë dhe ndërmarrjet edhe më shumë nga një tranzicion i qëndrueshëm energjetik. Për momentin, "Përmbahu" duket shumë më e mundshme sesa "Mbyll" dhe ekziston një rrezik në rritje që kjo të jetë e pakontrolluar. Të gjitha vendet duhet të tregojnë në Planet e tyre Kombëtare të Energjisë dhe Klimës se çfarë do të bëjnë, por në shumicën e rasteve as një draft nuk ka qenë i disponueshëm publikisht deri më tani."
Ky publikim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhën angleze, boshnjake dhe serbe.
Kontrolloni faqen Pajtohu ose Mbyll për më shumë informacion.
Publikimi 'Pajtohu ose Mbyll' është financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim - SIDA, dhe Bashkimi Evropian.