Projekti më i ri i BGF-it "Dekarbonizimi për Rezistencë Klimatike"

29 June 2023

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju projektin e ri "Dekarbonizimi për Rezistencë Klimatike".

Për 18 muaj jetëgjatësi, projekti do të fokusohet tek sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në përballje me ndikimet e ndryshimeve klimatike, me theks të veçantë ato që ndërlidhen me siguri dhe stabilitet rajonal. Në Kosovë, tema e ndryshimeve klimatike nuk gëzon rëndësinë dhe vëmendjen e duhur, si dhe nuk ka kapacitete të mjaftueshme për tu përballur me pasojat e tyre. 

Më specifikisht, projekti do të:

1.Ofroj mbështetje për institucionet qeveritare për hartimin e politikave sektoriale sipas standardeve të BE-së;

2. Ofroj platforma gjithëpërfshirëse për diskutim me akterët kryesorë për të influencuar politikat e mjedisit dhe klimës;

3. Ngrisë nivelin e ndërgjegjësimit të qytetarëve për ndikimin dhe efektin e ndryshimeve klimatike në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Ky projekt mbështetet nga Smart Balkans dhe implementohet nga Balkan Green Foundation.