Vendi i Lindjes së Diellit: Drejt Revolucionit Energjetik në Kosovë
“Është një vend në Evropë. Vendi ku dielli ndriçon plotë 278 ditë të vitit…” Kështu do ta fillonin këngën e tyre rock grupi ‘The Animals’ nëse kënga e famshme ‘House of the...
Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju projektin e ri "Dekarbonizimi për Rezistencë Klimatike".
Për 18 muaj jetëgjatësi, projekti do të fokusohet tek sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në përballje me ndikimet e ndryshimeve klimatike, me theks të veçantë ato që ndërlidhen me siguri dhe stabilitet rajonal. Në Kosovë, tema e ndryshimeve klimatike nuk gëzon rëndësinë dhe vëmendjen e duhur, si dhe nuk ka kapacitete të mjaftueshme për tu përballur me pasojat e tyre.
Më specifikisht, projekti do të:
1.Ofroj mbështetje për institucionet qeveritare për hartimin e politikave sektoriale sipas standardeve të BE-së;
2. Ofroj platforma gjithëpërfshirëse për diskutim me akterët kryesorë për të influencuar politikat e mjedisit dhe klimës;
3. Ngrisë nivelin e ndërgjegjësimit të qytetarëve për ndikimin dhe efektin e ndryshimeve klimatike në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Ky projekt mbështetet nga Smart Balkans dhe implementohet nga Balkan Green Foundation.