Vendi i Lindjes së Diellit: Drejt Revolucionit Energjetik në Kosovë
“Është një vend në Evropë. Vendi ku dielli ndriçon plotë 278 ditë të vitit…” Kështu do ta fillonin këngën e tyre rock grupi ‘The Animals’ nëse kënga e famshme ‘House of the...
Gjatë 31 majit dhe 7 qershorit, BGF organizoi me sukses ciklin e parë të punëtorive të projektimit të ideve si pjesë e projektit "Inkubatori Rajonal për Ndërmarrsi Sociale - RISE". Punëtoria mblodhi pjesëmarrës të moshës 15-18 vjeç, të cilët shfaqën një interes të madh për sipërmarrjen dhe aspironin të bënin një ndikim pozitiv në shoqëri.
Cikli i punëtorive përbëhej nga tre sesione, dy prej të cilave kishin në fokus "Identifikimin e Problemit". Këto sesione synonin të ndihmonin pjesëmarrësit në njohjen e çështjeve brenda komunitetit të tyre lokal dhe analizimin e akterëve kryesorë të përfshirë në ekzistencën e problemit dhe zgjidhjen e mundshme.
Punëtoria e tretë u fokusua në "Ideim dhe Prototipizim", duke u mbështetur në themelet e vendosura në sesionet "Identifikimi i Problemit". Pjesëmarrësit punuan në mënyrë aktive në zhvillimin e ideve për të adresuar problemin e identifikuar dhe për t'i përkthyer ato ide në iniciativa sociale, ndërmarrje sociale ose aktivitete joformal. Për më tepër, ata fituan njohuri mbi rolin e paçmuar të reagimeve të klientëve në përsosjen e modeleve të tyre të sipërmarrjes sociale dhe rëndësinë e palëve të interesuara specifike për problemin në formësimin e zgjidhjeve të mundshme.
Një përmbledhje mbi pajtimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor
I nisur në vitin 2019, RISE mbështet sipërmarrjet sociale që kanë një ndikim pozitiv në ekosistemet e rajonit. Projekti nxit pajtimin në Ballkanin Perëndimor duke promovuar dhe fuqizuar sipërmarrjen sociale. Komponenti ndërkulturor përfshiu SEEYN, duke i lejuar sipërmarrësve të zgjerojnë kuptimin e tyre për dallimet kulturore në mjedisin e biznesit. Gjatë katër muajve të ardhshëm, të rinjtë do të marrin pjesë në programin rajonal të mobilitetit dhe do t'i zhvillojnë idetë e tyre të biznesit në prototipe funksionale, të cilat do të prezantohen gjatë Forumit Rajonal RISE në Shkup.
Ky projekt është bashkëfinancuar nga Agence Française de Développement, Bashkimi Evropian; Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Zyra Rinore Franko-Gjermane (OFAJ). Projekti RISE zhvillohet në partneritet me Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), PULSE (Groupe SOS), Rrjetin Rinor të Evropës Juglindore (SEEYN), Zyrën Rinore Franko-Gjermane (OFAJ), ARNO, Balkan Green Foundation, Nesto vise, Smart Kolektiv, IEC Tehnopolis dhe Yunus Social Business Balkans.