Vendi i Lindjes së Diellit: Drejt Revolucionit Energjetik në Kosovë
“Është një vend në Evropë. Vendi ku dielli ndriçon plotë 278 ditë të vitit…” Kështu do ta fillonin këngën e tyre rock grupi ‘The Animals’ nëse kënga e famshme ‘House of the...
Balkan Green Foundation dhe Germanwatch udhëtuan drejt Maqedonisë së Veriut së bashku me dy organizata partnere. Në këtë vend, partnerët mësuan se një minierë e hapur e linjitit mund të bëhet një park diellor, se si bizneset e vogla po revolucionarizojnë furnizimin me energji elektrike dhe pse bashkëpunimi ndërkufitar është veçanërisht i rëndësishëm për tranzicionin energjetik në Ballkanin Perëndimor.
Oslomej është një fshat shumë i vogël në komunën e Kërçovës në Maqedoninë e Veriut. Dikur kishte një vrimë të madhe në tokë afër fshatit - që nga fillimi i viteve 1980, ekskavatorët kanë nxjerrë tonelata linjit nga toka. Por minierat e pastra supozohet të jenë një gjë e së kaluarës deri në vitin 2030. Energjia që prodhohet nga panelet solare të Oslomej-it, mund të mbulojë nevojat për energji elektrike deri në 5000 familje. Oslomej është bërë kështu një simbol i ndryshimit në Ballkanin Perëndimor. Rajoni ka filluar të zhvillohet nga një vend i minierave të qymyrit në një pikë të nxehtë për energjitë e rinovueshme në Evropë.
Gjatë vizitës studimore në kuadër të “Transformimit të Energjisë dhe Dekarbonizimit në Ballkanin Perëndimor”, u prezantuan projekte modele të suksesshme dhe premtuese në Maqedoninë e Veriut – siç është edhe ai në Oslomej.
Kushtet për një tranzicion të suksesshëm të energjisë
Përzierja e hidroenergjisë, erës dhe diellit në shtetet e Ballkanit është ideale sa që Maqedonia e Veriut ka njoftuar tashmë mbylljen e dy termocentraleve të saj me qymyr për vitin 2030. Me këtë masë, vendi gjithashtu dëshiron të përmbushë qëllimin e përbashkët me BE-në për arritjen e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050.
Maqedonia e Veriut është pioniere në rajon në zgjerimin e energjive të rinovueshme. Këtë e tregojnë jo vetëm projektet e mëdha si ai në Oslomej. Kompanitë më të vogla janë gjithashtu inovative. Kompania "Maqedonia diellore", për shembull, ofron zgjidhje të plota: Dielli në çati mbulon nevojat energjetike të një amvisërie - dhe në kombinim me ruajtjen e baterive, ato madje bëhen të vetë-mjaftueshme për energji. Në të njëjtën kohë, kompania sjell në këtë mënyrë të gjithë vendin më afër zgjidhjes së problemit të mosmundësisë për të mbingarkuar rrjetin elektrik nga furnizimi i tepërt kur dielli shkëlqen fuqishëm. Bujqësia po zbulon gjithashtu potencialin e energjive të rinovueshme. Kooperativat bujqësore po planifikojnë t'i furnizojnë anëtarët e tyre me energji të qëndrueshme - ato shpesh kanë hapësirë të mjaftueshme për këtë, për shembull në çatitë e depove.
Belica është një shembull i shkëlqyeshëm: disa vite më parë, fshati u shpopullua për shkak të emigrimit të të rinjve në Perëndim dhe u karakterizua nga mungesa e perspektivës. Ndërkohë, banorët e mbetur e kanë kthyer rrjedhën: Me shumë iniciativë dhe imagjinatë, fshati po rikthen të rinjtë; Turizmi i butë, bujqësia e qëndrueshme dhe energjia e lirë janë recetat e suksesit. Ndërtesa e vjetër e shkollës do të bëhet furnizuesi i energjisë për të gjithë fshatin, falë paneleve diellore të planifikuara.
Kjo vizitë studimore u zhvillua në kuadër të projektit "Transformimi i Energjisë dhe Dekarbonizimi në Ballkanin Perëndimor" që mbështetet nga Ministria për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe zbatohet nga Germanwatch, Balkan Green Foundation, Belgrade Open School dhe Eko-Svest.
Artikulli nga: Verena Allert
Këshilltare e Lartë për Bashkëpunim të Tranzicionit të Energjisë në Ballkanin Perëndimor, Germanwatch